Kosova dhe Sllovenia ndajnë pikët në ‘Fadil Vokrri’
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:40) Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj Sllovenisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Sfida e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 0-0.
Në pjesën e parë, Dardanët treguan më shumë iniciativë dhe presion ndaj portës kundërshtare, duke kërkuar golin që do t’i afronte më shumë objektivit për kualifikim.
Megjithatë, në minutat e fundit të fraksionit të parë, Benjamin Sesko i Sllovenisë rrezikoi seriozisht, por pa sukses.
Në pjesën e dytë, Sllovenia u shfaq më kërcënuese, me disa raste të pastra shënimi, ku spikati sërish Sesko, por portieri Aro Muriç dhe mbrojtësi Albian Hajdari ndërhynë me kohë, duke mbajtur të paprekur portën e Kosovës.
Pavarësisht përpjekjeve dhe angazhimit të lojtarëve tanë, Kosova nuk arriti të thyejë mbrojtjen e fortë sllovene, duke u mbyllur kështu kjo sfidë pa gola.
Me këtë barazim, Kosova mbetet në vendin e dytë të Grupit B me 4 pikë, dy më shumë se Sllovenia. Grupin e kryeson Zvicra me 9 pikë, pas fitores sonte në udhëtim ndaj Suedisë me rezultatin 2-0.
Ndeshjen e radhës, Kosova do ta zhvillojë të hënën, në udhëtim ndaj Suedisë, ku Dardanët do të kërkojnë fitoren për të qëndruar në garë për kualifikim në Botërorin 2026.
Mbyllet pjesa e parë, s’ka gola në ‘Fadil Vokrri’
(E përditësuar, 21:32) Pa gola është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
45-minutëshi i parë, ka prodhuar një sfidë të barabartë, por me iniciativë të lehtë të kombëtares sonë, e cila bëri preson më të madh drejt portës kundërshtare, megjithatë, edhe sllovenët në finish të kësaj pjesëlojë u shfaqen të rrezikshme përmes Sesko.
Megjithatë, pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas pak nis pjesë e dytë.
Starton ndeshja Kosovë-Slloveni, live në RTK
(E përditësuar, 20:46) Ka startuar ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe Sllovenisë.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë në garën për kualifikim në Botërorin 2026.
Kosova në duel me Slloveninë vjen pas fitores kundër Suedisë, në muajin shtator.
Kosovë-Slloveni, formacionet zyrtare
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Slloveni.
Dardanët dhe sllovenët do të ballafaqohen në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ndeshje që mund ta ndiqni drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë është tejet e rëndësishme për kombëtaren tonë në garën për kualifikim në Botërorin 2026.
Kosova në duel me Slloveninë vjen pas fitores kundër Suedisë, në muajin shtator.
Formacionet e të dy skuadrave:
Kosova: Muric; Vojvoda, Krasniqi, Hajdari, Aliti, Gallapeni; Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija; Muriqi, Rrahmani.
Sllovenia: Oblak; Brekalo, Bijol, Drkusic, Karnicnik; Seslar, Cerin, Elsnik, Stojanovic; Gradisar, Sesko.
Ndeshja Kosovë-Slloveni fillon në orën 20:45.























