Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc, bën hapin e madh drejt Botërorit
F.B/RTKLive
(E përditësuar, 22:44) Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc.
Serbia dhe Shqipëria u përballen në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Kuqezinjtë arritën një fitore tejet të madhe në udhëtim tek Serbia, duke arkëtuar pikët maksimale dhe duke bërë hapin gjigant drejt Botërorit 2026.
Ndonëse ishte ekipi serb që e kontrolloi lojën më mirë në terren në pjesë e parë, megjithatë, kuqezinjtë përmes Rey Manajt në minutën e 45-1’ kaluan në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Në fraksionin e dytë, skuadra serbe më të gjitha forcat e kërkonte golin e barazimit, duke bërë presion të vazhdueshme drejt portës së Strakoshës, megjithatë, serbët nuk ia dolën assesi të thyen mbrojtjen e Shqipërisë, derisa këta të fundit në minutën e fundit të kësaj sfidë përmes Bajramit kanë mundur të shnëojnë edhe golin e dytë.
Përfundimisht, Shqipëria mund Serbinë, dhe tashmë ‘blindon’ pozitën e dytë me 11 pikë të tubuara, pozitë që çon në ‘Play-off’, katër më shumë së Serbia, derisa Grupi K kryesohet nga Anglia me 15 sosh.
Manaj shtang Serbinë, Shqipëria në epërsi
(E përditësuar, 21:41) Rey Manaj e ka shtangur Serbinë, duke shënuar një gol të bukur për epërsinë e Shqipërisë prej 1-0.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen në Leskovc, në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Ndonëse ishte ekipi serb që e kontrolloi lojën më mirë në terren, megjithatë, kuqezinjtë përmes Manajt në minutën e 45-1’ kaluan në avantazh prej 1-0.
Pas pak nis pjesa e dytë
Starton ndeshja Serbi-Shqipëri
(E përditësuar, 20:52) Ka nisur ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, sfidë kjo që po luhet në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Skuadra e trajnerit Sylvinho vjen në këtë sfidë me moral të lartë pas fitores ndaj Letonisë dhe synon të vazhdojë formën pozitive, duke marrë pikë të vlefshme për të mbajtur distancën me Serbinë në renditjen e Grupit K.
Në anën tjetër, Serbia pas humbjes së rëndë 5-0 në shtëpi ndaj Anglisë, kërkon rikthimin te rezultatet pozitive për të qëndruar në garë për vendin e dytë.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Serbi-Shqipëri
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Serbi-Shqipëri.
Serbia dhe Shqipëria do të përballen në Leskovc, në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi Sylvinho ka zgjedhur të startojë me Thomas Strakoshën në portë, ndërsa katërshen e mbrojtjes e përbëjnë Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Mario Mitaj.
Në mesfushë luajnë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Arbër Shehu, ndërsa repartit të sulmit i janë besuar Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë fillon në orën 20:45.
Formacionet zyrtare:
























