18:04 / 12.10.2025
Rahimaj: I gjithë procesi me sukses në Kamenicë, të dalin në votim
M.P. / RTKlive
Kandidati për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj një orë para mbylljes së qendrave të votimeve, ka bërë thirrje për shfrytëzimin e të drejtës së vendimmarrjes nga ana e qytetarëve.
Rahimaj në një intervistë për RTK-në ka thënë se gjithë procesi ka shkuar me rregull në këtë qytet.
“I gjithë procesi është shënuar me rezultate të mira me sukses, nuk ka ndonjë incident të lajmëruar. Në këto pak minuta drejt mbylljes së vendvotimeve shfrytëzoj rastin të bëj thirrje që qytetarët e komunës së Kamenicës të tregojnë kulturë të lartë por edhe të dalin dhe të votojnë e të bëhen pjesë e vendimarrjes”, ka thënë ai.
“Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë pa ndonjë problem as në anën teknike”, ka deklaruar ai.























