19:52 / 12.10.2025
Kurti: Tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve
M.P. / RTKlive
Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se besimi i qytetarëve është forca e tyre për të vazhduar përpara politikisht.
“Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”, ka shkruar ai në 'Facebook'.
Kurti ka thënë se komisionerët dhe vëzhguesit t’i ruajnë vullnetin e qytetarëve gjatë procesit së numërimit të votave.























