22:16 / 12.10.2025
Bulliqi thotë se po prin bindshëm në Podujevë|VIDEO
RTKlive
Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, tha se sipas rezultateve të para janë duke prirë bindshëm.
“Sipas rezultateve të para që jemi duke i marrë nga terreni, jemi duke prirë bindshëm, dhe ne shkojmë pa balotazh, falënderoj të gjithë qytetarët llapjanë që kanë përkrahur,” tha ai.























