Tahiri i Mitrovicës falënderon qytetarët për mbështetje
BKT
Lajme

Tahiri i Mitrovicës falënderon qytetarët për mbështetje

V.S|RTKlive

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri i cili bazuar në rezultatin e publikuar nga KQZ-ja të votave të numëruara nga vendvotimet në këtë komunë, pa ato me kusht, të votave nga personat me nevoja të veçanta e ato të diasporës, ka dallim të vogël me kundër kandidatin e tij nga Vetëvendosje, Faton Peci, me të cilin do të jetë në balotazh, ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen.

“Jam thellësisht mirënjohës për fushatën dinjitoze, përbashkuese dhe me plot vlera, ashtu siç e meriton Mitrovica. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe! Së bashku, pa dallime, ecim bashkë drejt fitores tonë të plotë! Mirënjohës përjetë për besimin tuaj!”, ka shkruar Tahiri.

Pak kohë pas mbylljes së Qendrave të votimit në Mitrovicë të Jugut, mbrëmë Tahiri kishte shpallur fitoren derisa kishte ftuar mbështetësit për festë në sallën e sporteve “Minatori”.

 

 


MË SHUME NGA Lajme