Celibashi përgëzon Radoniqin për zgjedhjet lokale në Kosovë
A.B|RTKlive
Ilirjan Celibashi, Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Shqipërisë, i shprehu urimet e tij të sinqerta Kreshnik Radoniqit, kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve lokale të djeshme.
"Përcjell urimet e mia më të sinqerta për Kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, Kreshnik Radoniqi, dhe të gjithë anëtarët e Komisionit, për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme. Urime gjithashtu partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve të Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, që forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë". tha ai.























