Krasniqi thotë se mbrojtja mbetet shqetësimi kryesor te Kosova
BKT
Sport

Krasniqi thotë se mbrojtja mbetet shqetësimi kryesor te Kosova

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i futbollit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se Kosova ka sfidë serioze në fazën mbrojtëse në ndeshje me Suedinë për shkak të mungesave të rëndësishme.

Duke folur në RTK, ku ka qenë i ftuar për ta analizuar takimin, Krasniqi ka theksuar se motivimi është i madh pas barazimit me Slloveninë në ndeshjen e fundit.

“Kemi mngesa të lojtarëve në mbrojtje, në një vijë të rëndësishme. Tre lojtarë në qendër nuk kanë luajtur pothuajse fare bashkë. Kemi debutimin e Hajrizit, me Slloveninë luajti Hajdari, dhe mungesa e Dellovës është shumë e madhe”, është shprehur ai. “Duhet të japin maksimumin për të ardhur te rezultati i duhur. Çdo pikë është e vlefshme. Barazimi me Slloveninë ishte shumë i mirë, sepse ndryshe do të shkonim atje me një humbje. Motivimi është maksimal". 

Ndeshja zhvillohet sonte dhe është e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.