`Nën hijen e një peme u ula dhe qava` - premierë së shpejti
Sh.G|RTKlive
Premiera e shfaqjes bashkëprodhim “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin e Qytetit të Gjilanit me regji nga Blerta Neziraj dhe dramaturg Greg Homann, shfaqja do të ngjitet në skenë më 17 tetor, duke filluar në ora 20:00.
Në nder të 35 vjetorit të Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë, duke u bazuar në rrëfime të aktivistëve të pajtimeve, kjo shfaqje ofron mundësinë për të eksploruar pajtimin dhe faljen jo si një destinacion të fiksuar, por si një udhëtim thellësisht njerëzor dhe shpesh të dhimbshëm, i formuar nga kush ka të drejtë të flasë, kush dëgjon, dhe çfarë mbahet mend.
Me aktorët shqiptarë Ilire Vinca, Arben Bajraktaraj dhe Ema Andrea si dhe aktorët nga Afrika e Jugut Gontse Ntshegang, Kensiwe Tshabalala, Les Made.
Shfaqja luhet në anglisht, zulu dhe shqip, me titra në shqip.
Një prodhim ndërkontinental nga Qendra Multimedia në bashkëpunim me The Market Theatre – Johanesburg, São Luiz Teatro Municipal – Lisbonë, Teatro Della Pergola – Firence, Theater Dortmund – Dortmund, Black Box teater – Osllo, Mittelfest – Cividale del Friuli, Théâtre de la Ville – Paris
Premiera dhe reprizat në Prishtinë, në teatrin Oda: 22, 23 dhe 24 tetor, nga ora 20:00























