Përfundon takimi te Osmani, Von der Leyen takohet me Kurtin
BKT
Foto: Edina Avdiu|RTK
Lajme

Përfundon takimi te Osmani, Von der Leyen takohet me Kurtin

Edina Avdiu|RTK

(E plotësuar 14:05) Ka përfunduar takimi rreth 30 minutësh i presidentes së Komisionit Evropian me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Tash, Ursula von der Leyen po zhvillon takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Von der Leyen në Kosovë, nis takimin me Osmanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur për vizitën e saj në Kosovë.

Von der Leyen është pritur nga presidentja e shtetit Vjosa Osmani. Takimi mes presidentes Osmani dhe Von der Leyen po mbahet në presidencë.

Pas këtij takimi, presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen do të takohet me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Takimi me Kurtin do të mbahet në Kuvend.


MË SHUME NGA Lajme