13:35 / 15.10.2025
Kosova KamerFest 2025 përmbyllet me koncert kushtuar Dmitri Shostakovich
Sh.G|RTKlive
Kosova KamerFest 2025 sonte mbyll edicionin e 24-të me një mbrëmje të veçantë kushtuar kompozitorit dhe pianistit të njohur Dmitri Shostakovich, duke nderuar trashëgiminë e tij muzikore përmes performancave të fuqishme në festival.
Një homazh për një nga zërat më të mëdhenj në muzikë të shekullit të 20-të.
Në program luhen vepra nga: Dvořák, Beach, Ravel, Cherkin, Tchaikovsky, Garetta dhe Shostakovich, të interpretuara nga Romain Garioud – violonçel (Francë), Daniela Dikova – piano (Bullgari) dhe Sihana Badivuku – violinë (Kosovo).
Ngjarja mbahet në Sallën e Amfiteatrit të Bibliotekës Qendrore të UP-së, duke filluar nga ora 20:00.























