Prishtina mirëpret edicionin e 8-të të PrIVocalFest që nis sonte
BKT
Kulturë

Prishtina mirëpret edicionin e 8-të të PrIVocalFest që nis sonte

Sh.G|RTKlive

PrIVocalFest hap sonte edicionin e 8-të me koncertin recital “Në Zemër të Operës”, i cili do të mbahet në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30. Ngjarja do të sjellë në skenë artistë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje do të performojnë tenori Granit Musliu dhe pianisti britanik Michael Pandya, së bashku me mysafiren e koncertit, sopranon Mirlinda Koci.

Më 20 tetor, skena e festivalit do të mirëpresë InterBalkanChoir, nën dirigjimin e Mary Konstantinidou dhe Hajrullah Syla.

Ky koncert bashkon artistë nga vende të ndryshme të Ballkanit, për një performancë unike dhe frymëzuese, që pasqyron fuqinë e artit për të krijuar ura mes kulturave.

Nata e tretë dhe e katërt sjellin për herë të parë në Prishtinë, opera-tango “Maria de Buenos Aires” e kompozitorit Astor Piazzolla. Në këtë mbrëmje paraqitet Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës nën dirigjimin e Kushtrim Gashit dhe solistët: Flaka Goranci (María), Rizah Jahaj (El Payador), Alban Goranci (El Duende), me koreograf Raul De Marr dhe piano Artemida Qarri.


MË SHUME NGA Kulturë