“Master Service Chef” së shpejti në prodhim vendor në RTK
BKT
Lajme

“Master Service Chef” së shpejti në prodhim vendor në RTK

B.H./RTKlive

Radiotelevizioni i Kosovës po sjell për herë të parë në ekranin e tij formatin e njohur ndërkombëtar “Master Service Chef” në një prodhim vendor, i cili premton standarde të larta profesionale dhe përmbajtje cilësore për publikun kosovar.

Lajmin e ka bërë të ditur ud. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, përmes një postimi në Facebook.

“Së shpejti, në RTK do të fillojë transmetimi i formatit të njohur ndërkombëtar Master Service Chef, që për herë të parë vjen në një prodhim vendor me standarde të larta profesionale. Ky është një tjetër hap për pasurimin e programit të RTK-së me përmbajtje origjinale, cilësore dhe të afërt me publikun tonë”, ka shkruar Hundozi.

Tutje ai ka theksuar se RTK, si transmetues publik, mbetet i përkushtuar të sjellë programe inovative dhe gjithëpërfshirëse, që informojnë, argëtojnë dhe frymëzojnë publikun.


MË SHUME NGA Lajme