RTK dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi thellojnë bashkëpunimin
BKT
Lajme

RTK dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi thellojnë bashkëpunimin

RTKlive

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Hysen Hundozi, ka pritur në takim Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva-Dërmaku, si dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë, Lumnije Demi.

Hundozi ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe për rëndësinë që ka mbrojtja e privatësisë në raportimin mediatik.

Ai ka theksuar se RTK dhe AIP janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit me qëllim forcimin e standardeve ligjore dhe etike në fushën e informimit publik.

“U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet RTK-së dhe AIP-së, me qëllim forcimin e standardeve ligjore dhe etike në këtë fushë. Si transmetues publik, RTK mbetet e përkushtuar të mbrojë të drejtën e qytetarëve për privatësi, duke siguruar një raportim të përgjegjshëm dhe në përputhje me ligjin”, thga Hundozi. 


MË SHUME NGA Lajme