16:10 / 19.10.2025
Karvani i motoçiklistëve parakaloi para Dhomave të Specializuara në Hagë
RTK
Rreth 100 motoçiklistë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës, kanë parakaluar sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Karvani i motoçiklistëve u nis para katër ditësh për në Hagë, në kuadër të platformës “Liria ka Emër”, duke parakaluar nëpër qytete të ndryshme të Evropës, me moton “Drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ismajl Tasholli nga platforma "Liria ka Emër", ka thënë se ky karvan nuk është vetëm një udhëtim me motorë, por një zë i fuqishëm për lirinë, një thirrje për drejtësinë dhe një kujtesë që sakrificat tona nuk harrohen. Kujtojmë që protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë organizuar edhe në Prishtinë, Tiranë e Hagë.
























