Rasti Shala, Gjykata Supreme e Speciales cakton afatet për parashtrimet
BKT
Gjykata Speciale

Rasti Shala, Gjykata Supreme e Speciales cakton afatet për parashtrimet

A.B|RTKlive

Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi një urdhër me të cilin caktoi afatet kohore për parashtrimet që lidhen me kërkesën e Pjetër Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë, e cila u dorëzua në mënyrë konfidenciale më 14 tetor 2025.

Paneli urdhëroi ZPS-në dhe Mbrojtësin e Viktimave që të dorëzojnë përgjigjet e tyre deri më 3 dhjetor 2025, dhe Mbrojtjen që të dorëzojë kundërpërgjigje deri më 16 janar 2026.

Ky urdhër vjen pas vendimit të mëparshëm të Panelit të 8 gushtit 2025, me të cilin hodhi poshtë mocionin e Pjetër Shalës për zgjatjen e afatit dhe shtimin e numrit të lejuar të fjalëve për dorëzimin e kërkesës së tij.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale