23:01 / 22.10.2025
RTK sjell premierën e dokumentarit `Në luftë me fatin`
RTKlive
Radiotelevizioni i Kosovës prezanton premierën e filmit dokumentar “Në luftë me fatin”, një rrëfim prekës për përballjen e një familjeje me sfida të mëdha dhe luftën e tyre të dyfishtë për mbijetesë.
Dokumentari, me autore Venera Xhoxhaj Adili dhe Ilir Kabashi, sjell në ekran historinë e dy prindërve heronj që, pavarësisht vështirësive, nuk dorëzohen dhe arrijnë të prekin lumturinë.
Premiera do të mbahet të martën, më 28 tetor 2025, në orën 19:00, në Kino ABC, Prishtinë.
Filmi është një prodhim i Radiotelevizionit të Kosovës, që sjell një dëshmi të fuqishme njerëzore për forcën, dashurinë dhe shpresën.























