Peja Jazz 2025 nis sonte
Sh.G|RTKlive
Edicioni i 6-të i festivalit “Peja Jazz” nis sonte dhe zgjat deri më 26 tetor 2025, me katër mbrëmje dhe katër performanca që bashkojnë artdashësit e Pejës. Në skenë do të ngjiten artistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, duke sjellë tinguj të veçantë të muzikës jazz.
Çdo mbrëmje nis në orën 20:00 në kinemanë e qytetit “Jusuf Gërvalla”, ku dashamirët e jazz-it mund të shijojnë një repertor të pasur dhe magjinë e këtij zhanri, duke përkujtuar edhe lidhjen e veçantë që muzika jazz ka pasur historikisht me komunitetin lokal.
Programi i këtij viti përfshin:
Sonte: Ilir Bajri TRIO | Introspective
Mbrëmja e dytë: Adrien Brandeis, pianisti francez që bashkon jazz-in evropian me ritmet latine
Mbrëmja e tretë: Rina Kaçinari dhe Orwa Saleh, dyshja që krijon tinguj unikë në një format bashkëpunues
Mbrëmja e katërt (fundjava): Vlashent Sata dhe Mahari Trio – Francesco Leo në tastierë, Daniele Raciti në kitarë dhe Federico Gucciardo
Peja Jazz 2025 premton një eksperiencë të veçantë muzikore, duke bashkuar talentet vendore dhe ndërkombëtare dhe duke rikthyer publikun në magjinë e jazz-it në një mjedis intim dhe të pasur artistik.























