Mbyllet ndeshja, s’ka fitues në ‘Fadil Vokrri’
BKT
Sport

Mbyllet ndeshja, s’ka fitues në ‘Fadil Vokrri’

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 20:44) Drita nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim ndaj Omonia-s.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë u ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, sfidë që u mbyll baras 1-1.

Pjesëloja e parë prodhoi një duel interesant, derisa ishte Arb Manaj, i cili në minutën e 12-të zhbllokojë lojën duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0.

Mirëpo, skuadra qipriote në finish të 45-minutëshit të parë ia doli përmes Masouras (45+1’), të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Fillimi fraksionit të dytë i takoi Dritës, e cila e kërkonte golin e epërsisë, por tentimet e gjilanasve nuk rezultuan me gol.

Ndërkaq, finish të kësaj sfidë ishte skuadra qipriote që bëri presion më të madh në drejtim të portës së Dritës, megjithatë, kjo sfidë joshëse u mbyll baras 1-1.  

Ky është barazimi i dytë i skuadrës sonë pas barazimit me Kups në ndeshjen e parë.

Drita ka dy pikë dhe renditet e e 22-ta në Ligën e Konferencës, kurse, Omonia ka vetëm një pikë në vendin e 24-të.

Mbyllet pjesa e parë, barazohet rezultati në ‘Fadil Vokrri’

(E përditësuar 19:36) Është mbyllur pjesa e parë mes Dritës dhe Omonia-s, me rezultat të barabartë 1-1.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Pjesëloja e parë prodhoi një duel interesant, derisa ishte Arb Manaj, i cili në minutën e 12-të zhbllokojë lojën duke kaluar Dritën në epërsi prej 1-0.

Mirëpo, skuadra qipriote në finish të 45-minutëshit të parë ia doli përmes Masouras (45+1’), të rikthehet në lojë duke barazuar rezultatin në 1-1.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Manaj ndez ‘Fadil Vokrrin’, Drita në epërsi

(E përditësuar, 19:01) Drita ka kaluar në epërsi kundër Omonia-s prej 1-0.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Është sulmuesi Arb Manaj, i cili në minutën e 12-të shënoi gol më kokë për të kaluar skuadrën gjilanase në epëris prej 1-0.

Nis ndeshja Drita-Omonia, live në RTK

Ka nisur dueli mes Dritës dhe Omonia-s se Qipros.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Duel mes skuadrës sonë dhe asaj qipriote po luhet në pranin e një numri të vogël tifozësh, ndonëse është pritur numër shumë më i madh në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Drita pas barazimit të vlefshëm në ndeshjen e parë ndaj KUPS në Finlandë, do ta zhvillojë përballjen e parë në shtëpi në këtë garë prestigjioze.

Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani synon të marrë një rezultat pozitiv, pavarësisht faktit se skuadra qipriotë vlerësohet favorite në letër.

Drita-Omonia, publikohen formacionet zyrtare

Drita nën urdhrat e Zekirija Ramadanit do të synojë rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Qipro, Omonoia.

Kampionia e Kosovës dhe skuadra qipriotë do të ndeshen sonte në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” kuptohet nuk janë favorit megjithatë kanë optimizëm së mund të shkaktojnë ndonjë befasi.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku; Ovouka. Pëllumbi, Bejtulai, Krasniqi; Sheji, Broja, Dabiqaj; Manaj, Soumahoro, Balaj

Omonoia: Fabiano; Masouras, Coulibaly, Panagiotou, Kitsos; Eëandro, Kousoulos, Maric; Andreou, Jovetic, Semedo.

Përballja do të nis me fillim nga ora 18:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.