Sonte nis edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”
BKT
Kulturë

Sonte nis edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”

Sh.G|RTKlive

Më 24 tetor 2025, në Kino ABC në Prishtinë, fillon edicioni i 18-të i Festivalit të Filmit “Hyjnesha në Fron”. Për tri ditë me radhë, festivali do të sjellë projeksione filmash vendorë e ndërkombëtarë.

Në orën 19:00 do të shfaqet dokumentari “Ju flet Enver Petrovci”, i cili i kushtohet jetës dhe krijimtarisë së aktorit të njohur Enver Petrovci.

Pas dokumentarit, në orën 20:00, do të shfaqet filmi “Everybody Calls Redjo”, që vjen si projekti i parë i mbrëmjes.

Festivali do të vazhdojë deri më 26 tetor, kur do të mbahen ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e çmimeve për filmat më të mirë të këtij edicioni.

“Hyjnesha në Fron” i mirëpret të gjithë adhuruesit e filmit dhe kulturës për të përjetuar magjinë e kinemasë në tri netë të mbushura me art dhe emocion.


MË SHUME NGA Kulturë