Nuk i siguroi votat, Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare
BKT
Lajme

Nuk i siguroi votat, Kurti: Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare

Sh.Ç|RTKlive

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare pas dështimit të votimit në Kuvend për formimin e qeverisë së re të propozuar prej tij.

Kryeministri në detyrë, ka shkruar se do të vazhdojnë si qeveri në detyrë “drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”.

“Falënderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin për, 52 kundër dhe 4 abstenime, mandati ynë i ri nuk mund të fillojë ende. Ndërkohë, do të vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare,” ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme