Për shkak të teknikës, anulohet seanca për sulmin në Banjskë
Edina Avdiu |RTK
( E plotësuar, ora 09;50) Seanca ndaj tre të akuzuarve në rastin e sulmit terrorist në Banjskë që është paraparë të zhvillohej të hënën ka dështuar, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
"Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T., pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit, ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video-konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”", njofton Gjykata Themelore në Prishtinë
Vazhdon gjykimi për sulmin terrorist në Banjskë
A.B / RTKlive
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, vazhdon sot shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët po përballen me akuzën për kryerjen e veprës penale të terrorizmit,
Ndryshe në seanca e fundit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dështoi seanca edaj të tre akuzuarve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk ishte paraqitur në gjykatë. Ajo kishte deklaruar se ndodhet në Serbi. Për këtë dëshmitare, gjykata konsideroi se nuk ka arsyetuar mungesën.
Gjykata do të marrë vendim nëse dëshmitarja do të shoqërohet nga organet e policisë ose do t’i dërgohet ftesa përsëri.
“Për këtë dëshmitare nuk ka arritur që ta arsyetojë mungesën. Gjykata ndërkohë do të presë që ta arsyetojë këtë mungesë në bazë të dokumentacionit apo dëshmive të besueshme, dhe pas saj do të merret vendim nëse e njëjta do të shoqërohet përmes organeve të policisë. Në këto kushte nuk do të mund të vazhdojmë seancën”, kishte deklaruar kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.























