Arteta: Një fitore e madhe, herët të flitet për titull
BKT
Sport

Arteta: Një fitore e madhe, herët të flitet për titull

F.B/RTKLive

Arsenali po vazhdon formën fantastike në Premier League.

Skuadra e Mikel Artetës dje triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Crystal Palace, falë golit të Eberechi Eze, që i dha “Topçinjve” tri pikë të arta dhe vendin e parë në renditje – katër pikë larg ndjekësit më të afërt, Bournemouth.

Pas ndeshjes, trajneri Arteta u shpreh i kënaqur me rezultatin, por kërkoi përmirësim në disa aspekte.

“Një fitore e madhe. E dinim sa e vështirë do të ishte. Merita të mëdha i takojnë Crystal Palace për mënyrën se si u rreshtuan. Ata na e bënë shumë të vështirë të luanim. Arritëm të gjenim një mënyrë për të shënuar kundër një ekipi shumë të organizuar”, tha ai pas ndeshjes.

Strategu spanjoll pranoi se mungesa e golit të dytë i mbajti në presion deri në fund.

“Nuk shënuam golin e dytë, dhe kur nuk e bën këtë, je gjithmonë në rrezik. Palace është një ekip jashtëzakonisht i vështirë për t’u thyer, por ne arritëm t’i kufizojmë shumë”, theksoi Arteta.

Sa i përket golit vendimtar të Eberechi Eze, i cili shënoi kundër ish-skuadrës së tij, Arteta nuk kurseu lavdërimet.

“Teknika është e pabesueshme. Na duhej diçka e veçantë kundër një skuadre kaq të organizuar mirë.”

Në fund, Arteta foli edhe për garën për titull të kampionit në Premier League.

“Është ende herët, jemi vetëm në tetor. Gjendja emocionale është e lartë, por ka ende shumë gjëra për të përmirësuar. Tani do të përpiqemi të rikuperohemi për të mërkurën, kundër Brighton në Carabao Cup”, ka përfunduar Arteta.