Reaves shpërthen me 51 pikë, Lakers triumfojnë në Sacramento
BKT
Sport

Reaves shpërthen me 51 pikë, Lakers triumfojnë në Sacramento

F.B/RTKLive

Në mungesë të yjeve LeBron James dhe Luka Doncic, mbrëmja në NBA u shënua nga paraqitjet e shkëlqyera të talenteve të rinj.

Në Sacramento, Austin Reaves u kthye në protagonistin absolut, duke udhëhequr Los Angeles Lakers drejt fitores 127-120 ndaj Kings.

Reaves zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, me 51 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime, duke u bërë heroi i padiskutueshëm i “Jezertëve”.

Ndërkohë, te Dallas Mavericks, doli në skenë Cooper Flagg, talenti më i përfolur i draft-it të fundit. Ai kontribuoi me 22 pikë në triumfin 139-129 ndaj Toronto Raptors, duke konfirmuar potencialin e tij të madh për të ardhmen.

Rezultatet e plota në NBA:

San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 118-107

Detroit Pistons – Boston Celtics 119-113

Cleveland Cavaliers – Milwaukee Bucks 118-113

Miami Heat – New York Knicks 115-107

Washington Wizards – Charlotte Hornets 113-139

Minnesota Timberwolves – Indiana Pacers 114-110

Dallas Mavericks – Toronto Raptors 139-129

LA Clippers – Portland Trail Blazers 114-107

Sacramento Kings – Los Angeles Lakers 120-127