Sonte shfaqet premiera e dokumentarit ‘Në luftë me fatin’
BKT
Lajme

Sonte shfaqet premiera e dokumentarit ‘Në luftë me fatin’

RTKlive

Sonte në orën 19:00 në “Kino ABC” në Prishtinë Radiotelevizioni i Kosovës prezanton premierën e filmit dokumentar “Në luftë me fatin”, një rrëfim prekës për përballjen e një familjeje me sfida të mëdha dhe luftën e tyre të dyfishtë për mbijetesë.

Dokumentari, me autorë Venera Xhoxhaj Adili dhe Ilir Kabashi, sjell në ekran historinë e dy prindërve heronj që, pavarësisht vështirësive, nuk dorëzohen dhe arrijnë të prekin lumturinë.

Filmi është një prodhim i Radio Televizionit të Kosovës, që sjell një dëshmi të fuqishme njerëzore për forcën, dashurinë dhe shpresën.


MË SHUME NGA Lajme