Kurti: Finlanda mbështet Kosovën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrit
Lajme

Kurti: Finlanda mbështet Kosovën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik

V.Th / RTKLive

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës, si dhe për synimet e vendit drejt integrimit në BE dhe NATO.

Ai ka theksuar objektivin e Kosovës për përfshirje edhe në Kartën e Adriatikut dhe rolin proaktiv të shtetit në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe paqes në rajon.

Në takim me Kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Finlandës, Johannes Koskinen, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, njofton Zyra e Kryeministrit,

Në njoftim tutje thuhet se Kurti ka vënë në pah progresin demokratik dhe rritjen ekonomike të Kosovës gjatë këtij mandati qeverisës, duke përmendur politikat progresiste e reformat socio-ekonomike që kanë sjellë dyfishimin e eksporteve dhe investimeve të huaja direkte, uljen e inflacionit dhe rritjen e punësimit.

Po ashtu ai ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës në zbatimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane dhe Planit të Rritjes të BE-së, si dhe në avancimin e integrimit evropian, duke theksuar përputhjen e plotë të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.


MË SHUME NGA Lajme