Ambasadori gjerman uron presidenten Osmani për nohjen nga Siria
BKT
Foto| German Embassy Pristina në Facebook
Lajme

Ambasadori gjerman uron presidenten Osmani për nohjen nga Siria

M.M./ RTKlive

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka uruar presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për njohjen e sovranitetit të Kosovës nga Siria.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasadori gjerman u shpreh se ndjehet shumë i lumtur me këtë dinamikë të re, pasi, sikundër tha ai, kjo është njohja e tretë gjatë këtij viti.

“Urimet e mia më të sinqerta për Presidenten Osmani, popullin e Kosovës dhe kolegët tanë në shërbimin diplomatik të Kosovës për lajmin e mrekullueshëm se Kosova është njohur nga Siria! Është fantastike të shihet kjo dinamikë e re!”, ka shkruar ambasadori Rudolph në BlueSky.

Tutje, ambasadori gjerman nënvizoi se Gjermania ka qëndruar gjithmonë në mbështetje të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme