FSK e ndërveprueshme me partnerët në Operacionin Interflex
BKT
Foto: FSK
Lajme

FSK e ndërveprueshme me partnerët në Operacionin Interflex

V.Th / RTKLive

Forca e Sigurisë së Kosovës, me kapacitetet e saj, po jep kontribut në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbështetur trajnimin e ushtarakëve nga Ukraina dhe duke përforcuar stërvitjen e përbashkët me partnerët për t’u përballur me agresionin rus në Ukrainë.

FSK njofton se po operon me kontingjentin e katërt që nga fillimi i pjesëmarrjes në Interflex, ku i është bashkangjitur Kompania Echo, e udhëhequr nga njësi nga Zelanda e Re. Kjo kompani përbëhet nga katër njësi nga shtete të ndryshme: Zelanda e Re, Kosova, Estonia dhe Lituania.

Kontingjenti i FSK-së po kryen detyra të planifikimit, përgatitjeve logjistike dhe ekzekutimit të kurseve 5-javore për forcat ukrainase. Gjatë periudhës së angazhimit, Kompania Echo ka përfunduar tre kurse trajnimi për forcat ukrainase.

Sipas njoftimit misioni i kontingjentit të FSK-së është përgatitja e pjesëtarëve të forcave ukrainase për udhëheqës të skuadrës, taktika të luftimit nga niveli individual deri në nivel skuadre (patrulla, operacione sulmuese dhe mbrojtëse), Procedura e Udhëheqjes së Trupave (PUT), lidership, komandë-kontroll, përdorimi i dronëve të ndryshëm dhe qitje taktike.


MË SHUME NGA Lajme