21:41 / 31.10.2025
Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë
A.B|RTKlive
Gjykata e Apelit në Speciale, në rastin "Thaçi dhe të tjerët", për administrimin e drejtësisë, ka rrëzuar apelet në lidhje me mocionet paraprake mbi juridiksionin dhe shtyrjen e seancës/veçimin e akuzave.
"Paneli i Apelit rrëzoi apelet e Hashim Thaçit kundër Vendimit mbi Mocionin Paraprak të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me Juridiksionin dhe Vendimit mbi Mocionet Paraprake në lidhje me Shtyrjen dhe Veçimin e Procesit, të lëshuar më parë. Në të dy vendimet, Gjykatësi i Procedurës Paraprake hodhi poshtë mocionet paraprake përkatëse", njofton Specialja.























