SPERTK paralajmëron protestë
BKT
Lajme

SPERTK paralajmëron protestë

RTK

Sindikata e Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës -SPERTK, kërkon nga Kuvendi i Kosovës, partitë politike, si dhe të gjithë aktorët vendimmarrës në vend, po ashtu edhe nga Bordi dhe menaxhmenti i RTK-së, që me urgjencë të zgjidhin çështjen e pagave të punëtorëve të RTK-së.

Sipas tyre, në të kundërtën, SPERTK do të detyrohet të protestojë për të drejtat dhe pagat e merituara të punëtorëve të RTK-së, të garantuara me ligj.

Aktualisht, rreth 700 familje të punëtorëve të RTK-së kanë mbetur pa të ardhura, duke u përballur me detyrime të mëdha financiare dhe vështirësi jetike.

Në kohën kur në institucionet e shtetit po flitet për rritje pagash, punëtorët e RTK-së nuk i kanë marrë as pagat bazë që u takojnë ligjërisht, thuhet në komunikatën e sindikatës.


MË SHUME NGA Lajme