Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve të Beethovenit në Prishtinë
BKT
Kulturë

Filharmonia e Kosovës sjell ciklin e koncerteve të Beethovenit në Prishtinë

K. K. / RTKlive

Filharmonia e Kosovës ka bërë me dije se do të prezantojë ciklin e plotë të koncerteve për piano të Beethovenit, në dy mbrëmje koncertale që do të mbahen më 5 dhe 7 nëntor 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Pesë pianistë do të interpretojnë secili nga një koncert për piano dhe orkestër të shkruar nga Beethoveni, të shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Peter Valentovič.

"Më 5 nëntor do të interpretohen koncertet nr. 1, 2 dhe 4, ndërsa më 7 nëntor koncertet nr. 3 dhe 5. Të dy koncertet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, Salla e Kuqe – Prishtinë (Palace of Youth and Sports, Red Hall – Prishtina)", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kulturë