Zgjidhjet klimatike nga Finlanda (Pjesa e parë)
Behare Bajraktari | RTK Green
Ndryshimi mund të duket i pakonfirumeshëm, por vetëm derisa të veprojmë (1)
Përmes këtij reportazhi do të sjellim në Kosovë ‘Zgjidhjet Klimatike Finlandeze’, duke mësuar më shumë disa prej institucioneve të rëndësishme dhe për të kuptuar rëndësinë e mjedisit dhe seriozitetit që ka Finlanda. Përmes këtij programi institucionet finlandeze janë këmbëngulëse duke synuar të bëhet vendi i parë në botë që arrin neutralitetin klimatik deri në vitin 2035, 15 vite më përpara se vetë BE-ja (2050). Por përveç çështjeve klimatike, natyra, ushqimi, sauna dhe mikpritja finlandeze do të vijnë gjatë disa shkrimeve në vazhdimësi.
Në ambicien e saj globale Finlanda ka miratuar strategjinë “Neutraliteti Klimatik 2035”, Energjinë e Pastër dhe Teknologjitë Inovative si dhe Përdorimin e Pyjeve për Klimë Pozitive, meqenëse rreth 75% e territorit të Finlandës është e mbuluar me pyje. Duke qenë se Finlanda është prijatare e teknologjisë dhe digjitalizimit në botë, sigurisht se investon shumë në teknologji të gjelbra dhe Inovacion për Klimën (CleanTeç), pastaj ndërtesat me zero emetime, me ekonomi të zhvilluar qarkore ku qyteti Espoo është shpallur një nga “qytetet më të qëndrueshme në botë”. Se sa të zhvilluar janë finët tregon fakti se zbuluan antiviruisn F-Secure në 1988 për PC, pra vetëm dy vjet pas zhvillimit të parë të virusit Brain nga dy vëllezërit pakistanez.
Siç duke në Finlandë asgjë nuk shkon dëm. Nuk ka mbeturina për t’u hedhur, por edhe po të kërkosh me llupë në rrugica e qoshe nuk do të gjesh, prandaj ekonomia qarkore është model për botën, e cila falë inovacionit në vitin 2016 u bë vendi i parë që krijoi strategji kombëtare për ekonominë qarkore. Janë të vendosur që deri në 2030 të kenë ekonomi 100% qarkore, ku mbetjet kthehen në burime të reja. Kjo strategji udhëhiqet nga kompania SITRA, e cila është bërë qendër globale për zgjidhje të gjelbra, ku do të lexoni për të gjatë vazhdimeve të këtij reportazhi.
Diplomacia klimatike
Finlanda, konsiderohet si nj vend me popullsi jo shumë të madhe me rreth 5, 6 milionë, ndërsa mbi 1milionë jetojnë vetëm në Helsinki të cilin do ta quajmë “Qyteti i qelqtë”. E quajtëm kështu, sepse pothuajse të gjitha ndërtesat në zemrën e kryeqytetit janë me xhama, kjo lë të nënkuptohet sikur çdo ditë reflektojnë dhe kanë transparencë ose të paktën ta lë atë përshtypje (varet prej imagjinatës). Siç thonë finët e My Helsniki, jeni të lirë të përdorni imagjinatën tuaj të shkruani si të keni dëshirë.
Gati e pabesueshme se Helsniki është kryeqytet për faktin se karakterizohet me qetësi publike. Pa zhurma në trafik, njerëzit janë në lëvizje të vazhdueshme në qendrën e qytetit ku ndërthuren City Center, Kamppi dhe Forumi përveç objekteve të tjera me rëndësi shtetërore, kulturore dhe ekonomike. Në veçanti këto tri qendra janë të lidhura me njëra-tjetrën mbi, dhe nën tokë.
Helsinki me një thjeshtësi të unifikuar si në jetën natyrore ashtu edhe atë digjitale ku shërbimet qytetare janë të shpejta siç janë biletat e udhëtimeve me tren apo bus si dhe aspekti mjedisor, ajri i pastër pa ndotje akustike, siç është rënia e burisë, ani pse 50 % e popullatës përdor transport në Helsniki dhe gjysma tjetër me vetura personale. Megjithatë, ajo çfarë ishte e dukshme, finët nuk kanë makina të mëdha, të shtrenjta dhe glamuroze, ose të paktën s’i pamë ne. Po e themi prapë Finët janë të thjeshtë, por njerëz të zot.
Zotësia e tyre po i kapërcen standardet klasike diplomatike, finët po përhapin Diplomacinë Klimatike përmes bashkëpunimit ndërkombëtar duke ndihmuar shtetet e tjera në zhvillim që të ndërtojnë sisteme të energjisë së pastër përmes Finnfund dhe Business Finland, dhe shteti ka krijuar programin diplomatik të klimës duke promovuar edukimin përmes inovacionit të hapur për zgjidhje globale ( Kosova ka shumë për të mësuar nga Finët).
Edukimi për klimën është për të gjithë
Baza e shtetit është edukimi, prandaj finët kujdesin për biodiversitetin dhe e konsiderojnë detyrë të tyre jetësore. Siç edhe e dimë finlandezët kanë një marrëdhënie me natyrën që është po aq e pasur sa vetë natyra. Sado që mund të duket e çuditshme, por edhe Finlanda i ka hallet e veta mjedisore, ata thonë se biodiversiteti është nën kërcënim. Sipas një raporti të fundit për speciet e rrezikuara, një në çdo nëntë specie në Finlandë është tashmë e rrezikuar. Gjysma e habitateve të Finlandës janë të rrezikuara!
Thjeshtë është e pabesueshme se si me gjithë kujdesin që e ka populli finlandez për natyrën dhe speciet të jenë gjysma e tyre në zhdukje?!
Tash nga këto të dhëna për speciet në rrezik atje, mund të llogarisim se si është gjendja në vendin tonë apo në vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe pse mungojnë shumë të dhëna.
Shkolla Viiki në Helsinki
Ndër më të mirat në botë, shkolla finlandeze. Në vizitën e bërë në shkollën fillore Viiki nxënësit e klasës së katërt mësonin për mjedisin përmes muzikës dhe lojërave, madje me këngë të kompozuara enkas për mjedisin nga Dr. Sari Muhonen e cila është lektore, edukatore mësuesish, mësuese klase, mësuese muzike, shkrimtare librash edukativë dhe artikujsh shkencorë. Ajo ka diplomë masteri në edukim, diplomë licence dhe doktoraturë në edukim muzikor, ndër të tjera.
Mësuesja Muhonen me shumë zell dhe përkushtim i mësonte nxënësit që përmes lojërave të kuptojnë më shumë për përgjegjësitë e tyre ndaj mjedisit dhe natyrës dhe biodiversitetit.
Atje, mësuesit e shkollave fillore duhet të jenë me diploma Master, po në shkollën Viiki trajnohen në mënyrë të vazhdueshme për gjërat e reja që vijnë dhe të gjitha zhvillimet arsimore. Shkolla e Trajnimit të Mësuesve Viiki e Universitetit të Helsinkit është një komunitet shkollor i parashkollorëve, nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, nxënësve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe mësuesve studentë.
Viiki një shkollë fantastike në të gjithë aspektet sidomos përmes mësimit të ofrojnë zgjidhje klimatike për gjeneratat e reja.
Në Evropë ka afërsisht 4, 000 universitete, ndërsa Universiteti i Helsinkit renditet midis 40 universiteteve më të mira evropiane. Universiteti i Helsinkit renditet midis pesë universiteteve më të mira nordike.
Edukimi mbi klimën është për të gjithë
Universitetet e përdorin mësimin mbi klimën si një mjet për të ndërtuar një shoqëri të arsimuar. Universiteti i Klimës është një rrjet universitetesh dhe shkollash të mesme finlandeze. Së bashku, ato zhvillojnë metoda multidisiplinare për të mësuar ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmërinë.
Qëllimi i Universitetit të Klimës është të ndërtojë aftësitë e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse kurset dhe materialet e kursit janë falas dhe të hapura për të gjithë. Deri më tani, rrjeti ka krijuar kurse dhe trajnime online, por edhe ngjarje rrjetëzimi për mësuesit e arsimit të lartë. Gjithçka bëhet përmes bashkëpunimit midis shkollave dhe universiteteve të ndryshme.
Historia e shkollës Viiki daton që nga viti 1869, shkolla e parë për vajza në gjuhën finlandeze. Shkollat kanë një histori prej më shumë se 150 vjetësh si shkolla të nivelit të lartë në Helsinki. Dhe ky standard i lartë vjen nga Universiteti i Helsinkit I cili renditet në 1% të universiteteve më të mira në botë.
Universiteti Aaltoi mahnitshëm
Në mes të kampusit kalon treni, duket sikur të jetë një film ku vjen dhe i merr pasagjerët për destinacione futuristike. Por kjo linje hekurudhore që e përshkon qytetin e studentëve vjen i merr dhe i kthen studentët dhe udhëtarët që do të ndalojnë në atë zonë magjike, dhe deri brenda në Helsniki. Universiteti Aalto të pushton sikur një vend magjik, ku zanat magjike kanë vendosur pakës pluhur magjik për studentët që jetojnë në atë kampaus buzë detit.
Kush e ka atë fat?!
Milionerët dhe studentët i ndan një vijë e hollë deti ku ndajnë së bashku një pamje magjike çdo ditë. Por dallimi është se studentët e shijojnë pamjen me pak para, përballë milionerëve të cilat kanë ndërtuar shtëpitë e tyre buzë detit.
Madje studentët e kanë krijuar një saunë lundruese me atë pamjen milionëshe e cila kushton vetëm 7 euro ora. Pra nëse i ndajnë shpenzimet 7 studentë së bashku me një euro mund ta shijosh pamjen milionëshe.
Sauna qëndron mbi turbinat e erës mbi detin e veriut të ftohtë, ndërsa nga brenda i nxehti i saunës që të mban si me magji me një relaks të thellë. Çfarë pamje magjepsëse për studentët të cilët nga aty krijojnë të ardhmen e shtetit të tyre, por edhe studentët e huaj, gjithashtu.
Studentë të zgjuar krijuan ‘Siipisauna’një iniciativë që çoi në themelimin e kompanisë së parë në botë që ripërdor turbinat e erës të dala nga përdorimi në skela lundruese. Një kombinim i shkëlqyer i ekonomisë rrethore, inovacionit dhe kulturës së saunës finlandeze.
Dizajne për një Planet më të Ftohtë
Asnjë vend nuk mund t'i zgjidhë sfidat e sotme klimatike dhe mjedisore i vetëm. Kjo është arsyeja pse Finlanda është e përkushtuar për të ofruar me shpejtësi zgjidhje praktike së bashku me të tjerët.
Në fillim të muajit tetor në Prishtinë u mbajt ‘Java e Diazjnit të Qëndrueshëm’, ndërsa debatohej për të ngritur vetëdijen e artistëve për ndikimin e tyre në mjedis ku përmes artit të ndihmonin edhe të tjerët, kishte nga ata që besonin se artisti s’ka pse mendon për natyrën, por vetëm për artin dhe lirinë për të bërë art, dizajn apo modë. Pra me një fjalë thoshin se nuk ka përgjegjësi artisti.
Por ja që në Finlandë secili e konsideron vetën përgjegjës edhe arti dhe dizajni i qëndrueshëm madje është vetë thelbi i jetës, natyrës dhe zhvillimit.
Gazetarët e botës shkuan për të parë ekspozitën "Dizajne për një Planet më të Ftohtë 2025", ishte aq e mrekullueshme, sa që të linte përshtypjen se aty është një qytetet i vërtet i banueshëm ku studentët dhe studiuesit kishin paraqitur punime ndërdisiplinore, vizionare dhe emocionuese. Ekspozita ishte magjepsëse e cila paraqet prototipa, eksperimente dhe zgjidhje nga kryqëzimi i shkencës, arteve, teknologjisë dhe biznesit, ku secili projekt përfaqëson kërkimin për një të ardhme më të mirë.
Finlandezët besojnë se inovacionet teknologjike dhe sociale janë çelësi i zgjidhjeve që funksionojnë në Finlandë dhe më gjerë. Përmes veprimeve të guximshme dhe bashkëpunimit, thonë se mund t'i shndërrojnë sfidat klimatike në mundësi, duke përmbushur objektivat ambicioze globale dhe kombëtare për klimën.
Znj. Sarah Hudson, e cila është redaktore ndërkombëtare në Aalto na tregon çdo detaj për punimet e ekspozitës më të madhe vjetore të Universitetit Aalto ‘Designs for a Cooler Planet’, ku shfaqen dhjetëra zgjidhje dhe ide të guximshme që adresojnë sfidat kryesore të kohës sonë
Në këtë ekspozite balta shndërrohet në një lavaman karboni, çfarë mund të ndërtohet nga kërpudhat dhe si çrregullimet e kujtesës mund të zbulohen herët. Për shkak të kërkesës së madhe, ekspozita e këtij viti Designs for a Cooler Planet do të jetë e hapur për gati dy muaj. Dhe ne patëm rastin të shohim diçka kaq inovative, te përgjegjshme dhe kaq prekëse.
Thjeshtë, ishte magjepsëse. Aty mësuam se 50 për qind e gjelbërimit të Helsinkit është urban dhe 50 për qind është gjelbërim natyror.
Materiale të Mrekullueshme
Libri më simpatik dhe më domethënës me materialet krejt natyrale që autoret e kishin vënë tashmë në dispozicion për të gjithë. Po në këtë ditë erdhën nxënës të shkollave fillore për kurse dhe mesme mbi burimet natyrore, rritjen e njohurive, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm mes dizajnit, teknologjisë, inovacionit dhe artit.
Nxënësit e shkollave fillore atë ditë të pjesëmarrjes së gazetarëve e kishin të vendosur një stiker ngjyrë portokalli në bluzat e tyre ku sinjalizonte se ata kanë pranuar t’u bëhen fotografi, video apo edhe ndonjë pyetje.

Autoret Greta Isola, Pirjo Kääriäinen, Tapani Vuorinen & Susanna Ahola, ftojnë fëmijët që të provojnë të bëjnë qeramikë me lëvozhgë veze apo të bëjnë kapele nga algat e detit. Libri shitej në librarinë e universitetit, por ke mundësi ta blesh edhe online.
Me këtë libër, autoret thonë se mund të bëni eksperimente argëtuese qoftë vetë ose me një mik. Eksperimentet përdorin përbërës bio që riciklohen ose që vijnë nga natyra. Udhëzimet e qarta janë ilustruar mirë dhe synojnë fëmijët dhe të rinjtë.
Është thelbësore që ne t'i kuptojmë materialet dhe t'i përdorim ato me mençuri në mënyrë që burimet tona të kufizuara të jenë të mjaftueshme për të gjithë, tani dhe në të ardhmen, thonë autorët.

Finlanda është një lider në fushën e ekonomisë rrethore me zgjidhje inovative, të nxitura nga bashkëpunimi i gjerë midis sektorëve tanë publikë dhe privatë. Kjo qasje bashkëpunuese dhe pragmatike ka tërhequr njohje ndërkombëtare. Shumë ndërmarrje finlandeze të nivelit botëror kanë adoptuar qasje të ekonomisë rrethore në modelet e tyre të biznesit, duke ofruar shembuj të vlefshëm që mund të informojnë përpjekjet klimatike në nivel global.
Nesër vazhdon: Zgjidhjet Klimatike nga Finlanda: Institucionet finlandeze shembulli për t’u ndjekur (2)























