Vazhdojnë punimet restauruese në Kishën "Engjëlli i Rojës" në Ferizaj
BKT
Kulturë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kishën "Engjëlli i Rojës" në Ferizaj

Sh.G. / RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka njoftuar se po vazhdojnë punimet restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj, një nga monumentet me vlera historike dhe artistike të qytetit.

“Kisha Katolike 'Engjëlli i Rojës' po rikthehet në shkëlqimin e saj! Me intensitet po vazhdojnë punimet për restaurimin e këtij monumenti të rëndësishëm kulturor dhe fetar, që synojnë ta ruajnë dhe promovojnë si një nga simbolet më të çmuara të qytetit. Ky projekt i MKRS-së është hap i rëndësishëm për ruajtjen e historisë dhe identitetit të Ferizajt”, thuhet në njoftim.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe do të kontribuojë në forcimin e identitetit historik të Ferizajt.


MË SHUME NGA Kulturë