17:22 / 04.11.2025
KE thotë se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, por ka edhe ngecje
Gjeraqina Tuhina /RTK-Bruksel
Komisioni Evropian ka miratuar pakon e zgjerimit dhe raportin për Kosovën, ku është theksuar se Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, madje edhe ngecje për shkak të ngërçit politik.
Mungesë progresi është shënuar në lirinë e shprehjes.
Përmendet edhe situata me RTK-në, mungesa e zgjidhjes financiare të saj dhe potencohet se që nga viti 2024, institucioni nuk ka drejtor e as bord funksional, që sipas raportit, rezulton me jofunksionaltet dhe paaftësi që transmetuesi publik të përmbushë rolin e tij në mënyrë efektive.























