Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë
BKT
Lajme

Komandanti i KFOR-it e gjenerali italian diskutojnë për sigurinë në Kosovë

RTKlive

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO – KFOR, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, Shefin e Shtabit të Trupave të Gatshme për Dislokim të Shpejtë të NATO-s në Itali, Gjeneral Major Giuseppe Bertoncello.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit të dy gjeneralët kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet kryesore të sigurisë, me theks të veçantë në situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Bëhet e ditur se Ulutaş ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

"Ai gjithashtu vlerësoi kontributin afatgjatë të Italisë në KFOR dhe profesionalizmin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mbështetje të misionit", theksohet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme