Murati: LDK që ankohej për buxhetin e Prishtinës, sot refuzon ta miratojë
BKT
Lajme

Murati: LDK që ankohej për buxhetin e Prishtinës, sot refuzon ta miratojë

V.S|RTKlive

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se LDK-ja po refuzon të miratojë buxhetin për komunën e Prishtinës, për të cilin, sipas tij, kjo parti ishte ankuar deri dje.

E sipas Muratit, kur sot ka Kuvend të konstituuar, e nuk ka pengesë për miratimin e buxhetit të Prishtinës dhe dy komunave të tjera, LDK-ja po refuzon.

“LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, tash që Kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet. Buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave tjera, për vitin 2025 është ende i pa miratuar në Kuvend, dhe tash që Kuvendi është konstituuar s’ka asnjë pengesë që të miratohet”, shkroi ministri në detyrë, Murati.

Ai thotë se si pasojë e mungesës së buxhetit janë miliona euro borxhe e shumë punëtorë ndërmarrjesh publike pa paga.

“Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga. Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së? Kush qenka bllokuesi i buxhetit?”, ka shkruar Murati.


MË SHUME NGA Lajme