Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e paditësit Elbert Krasniqi për shpifje
BKT
Lajme

Refuzohet pjesërisht kërkesëpadia e paditësit Elbert Krasniqi për shpifje

Sh.Ç|RTKlive

Gjykata Themelore në Pejë, ka refuzuar pjesërisht si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruar nga paditësi Elbert Krasniqi kundër të paditurit Veton Berisha, të dy me vendbanim në Komunën e Pejës, në çështjen kontestimore me bazë juridike shpifje.

Në njoftim thuhet se gjykata po ashtu, ka hedhur pjesërisht kërkesëpadinë si të palejuar (pasafatshme) për disa nga deklaratat e pretenduara, ndërsa ka obliguar 'paditësin që të paditurit t’i kompensojë shpenzimet e procedurës kontestimore në shumën prej 374 euro, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim'.

"Kundër këtij Aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të
këtij aktgjykimi, Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes kësaj Gjykate", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme