Sukses ndërkombëtar për nxënësit e Shkollës së Muzikës `Amadeus`
BKT
Kulturë

Sukses ndërkombëtar për nxënësit e Shkollës së Muzikës `Amadeus`

K. K. / RTKlive

Shkolla e Muzikës “Amadeus” ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar në garat e muzikës. Nxënësja Anna Krasniqi ka fituar Grand Prix dhe çmimin special “Jimmy Fontana” në festivalin Hybla Music Contest në Itali, duke siguruar kështu të drejtën e incizimit të albumit në Romë.

Në këtë festival janë shpërblyer gjithashtu edhe Eda Tuli, Lyra Aryal, Emabelle Shabani dhe Maja Idrizaj, duke shfaqur talentin e nxënësve të rinj nga Prishtina në arenën ndërkombëtare të muzikës.

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka përshëndetur këto rezultate, duke theksuar se suksesi i këtyre talentëve është një dëshmi e pasionit dhe përkushtimit të nxënësve dhe stafit të shkollës, dhe një mënyrë për të lartësuar emrin dhe figurën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

"Kënaqësi të shohim talentet e reja nga Prishtina që depërtojnë dhe dalin fituese në gara ndërkombëtare të muzikës, duke lartësuar emrin dhe figurën e Kosovës", ka shkruar Çeku.

Nxënësit, prindërit dhe stafi i shkollës i kanë pranuar urimet dhe përgëzimet për këto arritje të rëndësishme.


MË SHUME NGA Kulturë