Prokuroria në terren për mbrojtjen e votës, 80 prokurorë në gjithë Kosovën
BKT
Lajme

Prokuroria në terren për mbrojtjen e votës, 80 prokurorë në gjithë Kosovën

E.Hoti/RTKlive

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, më 9 nëntor 2025, Prokurori i Shtetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor.

ZKPSH përmes një njoftimi bën të ditur se për këtë proces janë angazhuar rreth 80 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të jenë të pranishëm në të gjithë territorin e Kosovës deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë.

“Prokurori i Shtetit fton qytetarët, subjektet politike, institucionet dhe organizatat e ndryshme që të raportojnë tek prokuroritë përkatëse çdo rast për të cilin kanë dyshime për keqpërdorim ose manipulim të votës, në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme