20:15 / 07.11.2025
Policia e Kosovës dhe e Kroacisë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit
RTKlive
Në një vizitë zyrtare më 5 dhe 6 nëntor, Drejtoria e Policisë së Kosovës vizitoi Drejtorinë e Policisë së Kroacisë, ku u zhvillua një takim pune mes drejtorëve Nikola Milina e Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tyre.
Në njoftim theksohet se tema kryesore e takimit ishte bashkëpunimi i suksesshëm deri më tani midis dy policive, veçanërisht në fushat e policisë kriminale, policisë bazë dhe policisë kufitare, si dhe pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në projektin kroat “Destinacion Turistik i Sigurt”.
"Të dyja palët shprehën kënaqësinë për përparimin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Policisë së Kroacisë.























