Në Kllokot po vazhdon votimi
Marija Stanojkovic| RTK2
Vendet e votimit në komunën e Kllokotit, ku po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, u hapën në kohë, sot në orën 7:00 të mëngjesit.
E drejta e votës në këtë komunë ka 4,181 votues, të shpërndarë në pesë qendra votimi ku ndodhen nëntë vendvotime.
Qendra e votimit në Vërbovc, ku votohet në dy vendvotime, u hap sot në orën 7:00 të mëngjesit, dhe të drejtën e votës këtu e kanë 1,015 qytetarë të Vërbovcit dhe Grnçarit.
Votuesit e parë e ushtruan të drejtën e tyre menjëherë pas hapjes së qendrës së votimit, ndërsa deri në orën 11:00, sipas fjalëve të menaxherit të qendrës, kishin votuar rreth 15 për qind e qytetarëve.
Qytetarët thonë për RTK2 se pas zgjedhjeve kryesisht presin kushte më të mira jetese në aspektin ekonomik dhe infrastrukturor.























