AAK thirrje Prokurorisë: Po votojnë persona që s’janë banorë të Junikut
BKT
Lajme

AAK thirrje Prokurorisë: Po votojnë persona që s’janë banorë të Junikut

RTKlive

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Junik ka ngritur shqetësim lidhur me procesin e votimit në këtë komunë, duke denoncuar se në orët e fundit është tentuar të ndryshohet vullneti i qytetarëve përmes votimeve të jashtëligjshme.

Sipas AAK-së, dy persona të paautorizuar kanë votuar në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.

Subjekti politik ka bërë thirrje urgjente që Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të ndërhyjnë menjëherë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj këtyre personave dhe kujtdo që mund të jetë përfshirë në këtë veprim të paligjshëm.

“Mbrojtja e demokracisë është në duart e prokurorëve dhe policëve prezentë, andaj kërkojmë që të veprohet sipas ligjit. Për Junikun duhet të vendosin Junikasit!”, thuhet në reagimin e AAK-së.


MË SHUME NGA Lajme