FSK me stërvitje ushtarake në Gërmi
V.S|RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës të shtunën e 15 nëntorit do të realizojë stërvitje ushtarake në zonën e Gërmisë në Prishtinë.
Komuna e Prishtinës në njoftimin për këtë stërvitje ushtarake ka thënë se do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim dhe se aktiviteti është në kuadër të planit të rregullt stërvitor të FSK-së.
“Ju njoftojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës për këtë stërvitje ushtarake.























