Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte një prej themeluesve të UÇK-së
BKT
Foto| RTK
Në Fokus

Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte një prej themeluesve të UÇK-së

M.M & A.B/RTKLive

(E plotësuar, ora 14:08) Ish-diplomati amerikan Christopher Hill po vazhdon dëshminë në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale.

Gjatë këtij takimi lidhur me Hashim Thaçin, ish-diplomati amerikan Christopher Hill,  tha se në ndonjë pikë të caktuar ai përshkruhej si anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK-së.

“Nuk jam në gjendje t’ju them se kur është thënë kjo gjë, por ka qenë figurë përpara Rambujesë, më shumë hollësi nuk ju jap dot”, u përgjigj Hill.

Ai shtoi se nuk dinte nëse Hashim Thaçi ka qenë një prej themeluesve të UÇK-së. “Nuk e di nëse ai ka qenë një prej personave themelues të UÇK-së dhe fakti që unë nuk e kam hasur emrin e tij deri më vonë gjatë vitit, më sugjerojnë që ai nuk ka qenë, megjithatë nuk jam në pozitë për ta konfirmuar ose jo një gjë të tillë", tha ai.

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill tha në Gjykatën Speciale se nuk i kujtohej deklarata e Hashim Thaçit, sipas të cilës askush nuk do të guxonte të nënshkruante dokumente kundër vullnetit të popullit nga referendumi i vitit 1991, dhe se Thaçi nuk do të mbështeste marrëveshje pa referencë për pavarësinë e Kosovës. Hill shtoi se kjo nuk e habitte.

Ish-diplomati Hill më tutje, tha se me Hashim Thaçin është takuar pas fushatës së bombardimeve nga NATO, bashkë me James Rubin, derisa sqaroi se ai kishte pasur dy takime në Kosovë para largimit, më parë me ish-presidentin Ibrahim Rugova dhe me Hashim Thaçin. Hill më tej foli për gjendjen kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, përkatësisht për gjendjen pas miratimit të rezolutës 1244 nga KS e OKB-së.

“Mendoj se çështjet që ndodhën menjëherë në atë periudhë kohore kishin të bënin me çarmatosjen, zhbërjen e UÇK-së, se si kjo do të mund të realizohej , sepse shumë njerëz nuk donin të dorëzonin armët e tyre dhe kjo çështje filloi të krijojë nocionin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, diçka që do të kujdesej për fatkeqësitë natyrore. Unë isha në ditët e fundit dhe pas kësaj do të largohesha, pasi ishte një ambasador James Rubin, i cili do të merrej me çështjet e rindërtimit të pasluftës dhe formimin e qeverisë”, tha Hill.

Hill: Qeveria amerikane ishte e interesuar që të takohej me UÇK

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, tha se qeveria amerikane ishte e interesuar që të takohej me UÇK që të bëheshin pjesë e negociatave për Kosovën.

Në pyetjen nëse Rexhep Selimi kishte funksion të lartë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ish-diplomati Hill tha se kishte opinione të vlefshme.

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, u pyet nga Prokurori për shkrimin e Blerim Shalës mbi takimin e tij në Likoc me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Hill mohoi të ketë thënë se “Kosova ndodhet në majat e diplomacisë ndërkombëtare falë rezistencës së UÇK-së”, Hill u shpreh se nuk ka ndërmend ta krahasonte me luftën e Peloponezit.

Në pyetjen nëse Rexhep Selimi kishte funksion të lartë në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ish-diplomati Hill tha se kishte opinione të vlefshme.

Në takim me anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm në Dragobil, Hill iu kishte drejtuar Krasniqit se kishte dalë shpesh në televizion. “Ai përshkruhej si zëdhënësi i UÇK-së dhe kishte dhënë një intervistë të gjatë e të gjerë për CNN.

Gjatë këtij takimi lidhur me Hashim Thaçin, ish-diplomati Hill tha se nuk i di arsyet e plota se pse Thaçi nuk ishte përfshirë në dokumentin e tyre në tërësi.

“Unë nuk e di arsyen, nuk mund t’ua them këtu këtë gjë, por nuk di nëse kjo ishte që do të kërkonin një pavarësi të plotë, nuk di nëse ka pasur arsye të tjera apo jo. Nuk jam unë personi që t’ju them se cilat kanë qenë arsyet që ai nuk u përfshi në dokumentin tonë plotësisht”, u përgjigj Hill.

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.

“Koha nuk i shëron të gjitha, siç thuhet të gjitha plagët, por mendoj se pas 25 viteve është kohë e madhe që të mendohet, pikë së pari nuk kam arsye që të besoj se zoti Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla, nuk kam arsye të besoj as nuk kam dëgjuar që të ketë urdhëruar aktivitete të tilla apo veprimtari të tjera të paligjshme. Siç e kuptoj unë, ai është mbajtur i paraburgosur për një kohë të caktuar lidhur me këto çështje. Dhe ndjeva se duhet të thoja diçka për situatën”, tha ai.

Ai ka folur për kohën e përfundimit të luftës në Kosovë, largimin e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Ai foli edhe për vizitën e Clintonit që i bëri asaj kohe në Maqedoninë e Veriut, ku falënderoi atë për pritjen e refugjatëve kosovarë.

Hill: Demaçi ishte kundër çdo gjëje që s’kishte pavarësi, kur kishte problematika supozonim që ishte ai

Hill në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tha të martën në Hagë se Adem Demaçi ishte kundër çdo gjëje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës.

Veç kësaj, Hill tha se kur ekzistonin problematika serioze gjatë Marrëveshjes së Rambujesë, supozonin se pas tyre ishte Demaçi.

“Ne e dinim që Adem Demaçi ishte kundër çdo negociate me serbët dhe ishte kundër çdo gjëje që nuk trajtonte çështjen e pavarësisë. Pra, kur ekzistonin problematika serioze të rënda, ne supozonim që është Demaçi pas këtyre”, tha ai.

Hill theksoi se në këtë pikë, mendonin se nuk ishte ndonjë person që ta nënshkruante marrëveshjen. Dëshmitari e tha këtë pasi iu prezantua një dokument në të cilin thuhej se ka pasur një konflikt të madh për Rambujenë brenda UÇK-së. Po ashtu, në të njëjtin dokument thuhej se antagonisti kryesor politik i UÇK-së ishte Adem Demaçi.

Hill: Rugova ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova ishte mbajtur në Beograd kundër dëshirës së tij.

“Rugova i cili ishte mbajtur kundër dëshirës së tij në Beograd shkoi në Vatikan. Ai u lirua nga Beogradi dhe shkoi në Vatikan pas ftesës se një lloj Ministrie të Punëve të Jashtme të Vatikanit. Drejt përfundimit të fushatës ajrore të bombardimeve, m’u kërkua që ta takoj atë dhe që të kuptoj se cilat ishin synimet e tij dhe nëse po planifikonte që të jepte ndonjë deklaratë publike lidhur me fushatën e bombardimeve. Unë bëra këtë gjë, ai nuk e kishte planifikuar që të jepte deklarata publike dhe u ktheva në Shkup”, tha Hill.

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon dëshminë në Speciale|LIVE

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar i thirrur nga Hashim Thaçi.

 

 

Ish-diplomati amerikan, Christopher Hill, vazhdon sot dëshminë në Speciale

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill vazhdon sot dëshminë në Gjykatën Speciale, duke filluar nga ora 09:00. Ai nisi dëshminë dje dhe është dëshmitari i radhës i mbrojtjes së Hashim Thaçit. Deri më tani, Hill është dëshmitari i pestë i paraqitur nga ekipi i mbrojtjes në gjykimin “Thaçi dhe të tjerët”.

Christopher Hill dje gjatë dëshmisë së tij në Hagë tha se në çështjen e Kosovës ishte angazhuar nga SHBA-të në maj të vitit 1998 nga Madeleine Albright, të cilës i raportonte. Ai tha se kuptonte rolin e tij si diplomat që duhej të ofronte mbështetje ose zgjidhje politike për të ndalur dhunën në Kosovë.

Hill tregoi se me kolegët e Departamentit të Shtetit kishin punuar për një plan autonomie që do t’i kthente Kosovës vetëqeverisjen.

Dëshmia e tij u dha në përgjigje të pyetjeve të mbrojtjes së Hashim Thaçit, të përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq.

Hill tha se si diplomat në Maqedoni dhe Shqipëri, Kosova ishte një temë e madhe, por jo e vetmja në Ballkan, pasi kishte edhe luftëra në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci.

Ai theksoi se deri në maj 1998 nuk e kishte vizituar Kosovën dhe se në bisedimet e Dejtonit fokusi ishte përfundimi i luftës në Bosnjë, por Kosova përmendej nga amerikanë me prejardhje kosovare që kërkonin zgjidhje.

Hill shtoi se kishte biseduar për Kosovën edhe me Sllobodan Millosheviqin, duke theksuar se e dinin që Kosova do të ishte çështja tjetër pas Bosnjës.

Tutje në pyetjen e Mishetiqit se në palën kosovare a keni gjetur ndonjë emër që mund të fliste me autoritet në emër të shqiptarëve të Kosovës, Hill e përshkroi situatën në Kosovë si shumë sfiduese, duke theksuar vështirësinë për të gjetur bashkëbisedues me autoritet politik.

“Ka qenë një sfidë e madhe, në disa momente ishte ndërmarrje e vështirë të gjendeshin njerëz që flisnin me autoritet. Çdokush kishte një mendim lidhur me të, por problemi ishte të gjendej dikush që kishte autoritet. Një prej personave të tillë ishte kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili kishte pozitë udhëheqëse në Kosovë,” tha Hill.

Kurse në pyetjen e avokatit Mishetiq se kush është takuar me UÇK-në për herë të parë në emër të shteteve të Bashkuara të Amerikës  ai tha se me UÇK ishte pamundësia për të zgjedhur një lider udhëheqjeje. Për të gjetur njerëz që mund të flisnin me autoritet.


MË SHUME NGA Në Fokus