Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë nderon t`rënët në Bogdanovc afër Vukovarit
BKT
Lajme

Unioni i Shqiptarëve të Kroacisë nderon t`rënët në Bogdanovc afër Vukovarit

RTKLive

Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë, më 10 nëntor 2025, mori pjesë me vendosjen e kurorave dhe ndezjen e qirinjve në Bogdanovci pranë Vukovarit, në përkujtimin dinjitoz të 34-vjetorit të rënies së atij vendi gjatë Luftës për Atdheun.

Në mbrojtjen e Bogdanovcëve, simbol i qëndresës dhe guximit, ranë 133 mbrojtës kroatë dhe civilë, prej të cilëve 89 ishin banorë vendas. Për 17 prej tyre ende nuk dihet asgjë.

“Bogdanovci në vitin 1991 ishin porta e Kroacisë për Vukovarin. Me pushtimin e tyre, Vukovari ra në rrethim të plotë nga agresori i madh-serb, formacionet çetnike dhe njësi të tjera paraushtarake serbe. Gjithçka atëherë tregonte për afërsinë e rënies së qytetit hero”, tha kryetari i Unionit të Shqiptarëve Republika Kroacisë, Esad Çollaku.

Rrethimi tre-mujor i Bogdanovcëve në vjeshtën e vitit 1991 ishte një nga kapitujt më të vështirë të Luftës për Atdheun. Pas rënies së fshatit, Vukovari mbeti pa lidhje dhe pa mbështetje të jashtme, dhe vetëm tetë ditë më vonë u thye edhe mbrojtja e qytetit.

Pavarësisht armikut shumë më të fortë, banorët e Bogdanovcëve treguan qëndresë të jashtëzakonshme, duke luftuar për shtëpitë, familjet dhe lirinë e tyre.

Një kontribut të veçantë në mbrojtjen e Bogdanovcëve dhanë edhe pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare. Shumë familje shqiptare që jetonin në atë zonë, krah për krah me bashkëfshatarët e tjerë, morën pjesë në mbrojtjen e fshatit.

“Guximi dhe bashkimi i tyre mbeten përgjithmonë të gdhendur në kujtesën kolektive. Edhe sot ata janë anëtarë aktivë të komunitetit, duke dëshmuar forcën e solidaritetit multietnik në kohët më të vështira. Çdo viktimë është po aq e rëndësishme. Para 34 vitesh, Bogdanovci tregoi çfarë do të thotë vendosmëri, bashkim dhe dashuri për atdheun. Një vend i vogël për nga numri, por i madh me zemër, u bë simbol i heroizmit dhe i vullnetit të pathyeshëm për liri. Respekt i thellë u takon të gjithë mbrojtësve, veçanërisht atyre që dhanë më të çmuarën – jetën e tyre. Sakrifica e tyre na obligon të ruajmë të vërtetën, të kujtojmë me nderim dhe të ndërtojmë një të ardhme që është e denjë për trimërinë e tyre”, tha Kryetari i Unionit të Shqiptarëve Republika Kroacisë, Esad Çollaku.


MË SHUME NGA Lajme