17:43 / 11.11.2025
Mospërputhje në fletëvotime në Mitrovicë, vazhdon numërimi
Edina Avdiu / RTK
Po vazhdon procesi i numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.
Numëruesit kanë gjetur një tjetër rast ku numri serik i fletëvotimit nuk përputhet me numrin serik të vendvotimit.
Kutiza mbanë numrin 110405, ndërsa fletëvotimi nga kjo kuti mbanë numrin 110404, pra nuk përputhet.
Vota në këtë rast ishte për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faton Peci.
Ndërkohë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për RTKlive se në orën 16:20 ka filluar procesi i verifikimit të rezultateve të raundit të dytë të zgjedhjeve në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut. Procesi po zhvillohet në 10 tavolina numërimi.

























