20:05 / 11.11.2025
Dogana ndalon produkte kozmetike të padeklaruara në Merdarë
RTKlive
Në pikën kufitare Merdarë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të konsiderueshme produktesh kozmetike të padeklaruara, për të cilat nuk ishte paraqitur dokumentacioni përcjellës. Vlera e mallrave të identifikuara arrin rreth 1,600 euro.
"Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave përkatëse, ndërsa ndaj personit të përfshirë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës thekson se vazhdon të parandalojë hyrjen e produkteve të pasigurta dhe të padeklaruara në treg, duke siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e konsumatorit.























