Clark do fillojë dëshminë të hënën e javës së ardhshme
BKT
Gjykata Speciale

Clark do fillojë dëshminë të hënën e javës së ardhshme

RTKLive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00.

"Trupi Gjykues njoftoi se dëshmia e dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes së Thaçit, 1DW-007 (Wesley Clark), do të fillojë të hënën, më 17 nëntor, në orën 12:00. Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes Seanca e planifikuar paraprakisht për të premten, më 21 nëntor, është anuluar", njofton Specialja.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale