Këshilltari i Clarkut: S`ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese
M.M| &A.B| RTKLive
(Plotësuar, ora 13:00)-Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka përfunduar dëshminë dëshmitari Michael Durkee në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Durkee i cili është dëshmitari i gjashtë i mbrojtjes, deklaroi se ka dijeni se gjenerali Mike Jackson ka dhënë deklarata në gusht të 1999-ës ku është shprehur se ishte i shqetësuar se udhëheqja e UÇK-së nuk kishe kontroll mbi personat e caktuar në UÇK.
Seanca e radhës në këtë rast gjyqësor do të mbahet të hënën duke filluar nga ora 12:00, në të cilën do të dëshmojë Gjenerali Wesley Clark. Clark do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes në këtë rast gjyqësor.
Pas përfundimit të kësaj dëshmie, të mërkurën, më 19 nëntor, do të mbahet Konferenca për ecurinë e çështjes.
(E plotësuar, ora 11:00) Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse po vazhdon dëshminë në Speciale.
Durkee, flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës
( E plotësuar, ora 10:20) Michael Durkee, ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, në dëshminë e sotme në Hagë, duke folur për zinxhirin komandues në UÇK, tha se komandantët e zonave operative kishin autonomi të plotë veprimi.
“D.m.th. nuk kishte zinxhir komanduese në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç e kuptojmë atë në ushtrinë perëndimore”, tha Durkee.
“Nuk ekzistonte absolutisht asnjë strukturë komanduese që ai mund të përdorte për të ndaluar dhunën”, tha Durkee.
I pyetur nëse Thaçi mund ta ndalonte dhunën, Durkee u shpreh se nuk kishte kompetencë për ta bërë në atë kohë (kur forcat serbe po tërhiqeshin nga Kosova v.j.), sepse, shtoi ai, UÇK ishte duke zbatuar premtimet që i kishin dhënë KFOR-it për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë, me gjeneralin Jackson.
Durkee më tej foli takimin e tij me Thaçin, duke vënë në pah se objektivi i tij kryesor ishte pavarësia e vendit.
Durkee, flet për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Ish-këshilltari politik i Wesley Clarkut, Michael Leroy Durkee, gjatë dëshmisë në Speciale, ka folur për takimin e parë me Hashim Thaçin dhe objektivin që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai ka thënë se kishte shumë pak shtete që e konsideronin UÇK-në si organizatë terroriste. “Sikurse e kemi mësuar në takimin e parë me Thaçin dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur. Dua të kthehem një hap pas disa viteve, para se qeveritë perëndimore ta konsideronin UÇK-në si grup terrorist. Në fakt, kishte pak shtete që e kishin konsideruar UÇK-në të tillë”.
Ai shtoi se qëllimi ishte të fitohej mbështetja e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. “U desh pak kohë që ata të fillonin ta shikonin Kosovën si një vend ku të gjithë njerëzit mund të jetonin në paqe dhe siguri, të ishin më të organizuar dhe më të disiplinuar. Mënyra se si ata e demonstronin këtë ishte përmes kontributit në uljen dhe minimizimin e pasojave negative të dhunës, gjë që kishte ndikim pozitiv si mbi shtetet anëtare, ashtu edhe mbi vetveten, për të fituar mbështetjen e NATO-s dhe BE-së”, tha ai.
Michael Durkee, dëshmitari i gjashtë i Thaçit në Speciale| LIVE
(E plotësuar, ora 09:50) Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse ka filluar ditën e dytë të dëshmisë në Speciale.
Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes, i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse vazhdon sot dëshminë në Speciale.
Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.
Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.
“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.
“ Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.
Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.























