19:58 / 13.11.2025
Fundi i procesit në Hagë, avokatët optimistë për lirimin e çlirimtarëve
Elmina Osmani|RTK
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po hyn në fazën përfundimtare procesi gjyqësor ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Avokatët thonë se dëshmitë e fundit kanë qenë vendimtare dhe se janë rrëzuar pretendimet e Prokurorisë. Ata shprehen të bindur se vendimi përfundimtar duhet të jetë lirimi i plotë i të akuzuarve.























